Myzeqeja mund të mos ishte hambari bujqësor nëse nuk do kalonin përmes saj, katër lumenj.
Të paparashikueshëm, por me vija të caktuara si pika kritike të prurjeve, pas të cilave banorëve të zonave përreth, u mbetet vetëm një rrugëdalje. Evakuimi masiv.
Mes katër lumenjve që formësojnë Myzeqenë prej mijëvjeçarësh, Vjosa dhe Semani janë më të rrezikshmit. E para është lumë i egër dhe idyti, bashkim i tre lumenjve të tjerë.
Si lumi më I gjatë pas Drinit me gjatësi prej 281 km, Semani është bërë shkak për ndërtimin e njërës prej veprave më të mëdha hidrike në vend, argjinaturës me të njëjtin emër.
Argjinaturat janë vepra strategjike. Si të tilla dëmtimi i tyre konsiderohet shkelje e rëndë.
Katër lumenjtë që përshkojnë Fierin, kanë grykëderdhjet në detin Adriatik. Mes tyre, Semani ka një rrjedhe të ndërlikuar si bashkim i dy lumenjve, Devollit dhe Osumit. Në urën e Mbrostarit ky lumë bashkohet me Gjanicën për të kaluar në Libofshë e më pas në Seman. Vjosa është lumë I egër, që nënkupton nuk ka hidrocentrale përgjatë rrjedhës. Gjanica buron në Mallakastër, ka një gjatësi të vogël, por duke kaluar përmes Fierit, shkakton përmbytje. E Shkumbini në veri të Lushnjes ka shkaktuar vazhdimisht përmbytje në disa fshatra të zonës.


