Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Asani në fushë pas gjakderdhjes/ Futbollisti i kombëtares pritet të luajë të dielën në Teheran

schedule15:48 - 17 Janar, 2026

schedule 15:48 - 17 Janar, 2026

Nuk dihet nëse do t’u bëjnë këmbët. Topi ka nisur sërish të rrotullohet në Iran, ndërsa vetëm pak ditë më parë rrugët e qyteteve kryesore ishin arenë e protestave, e përleshjeve dhe e gjakut të derdhur.
Liga Profesioniste e vendit të madh të Lindjes së Mesme luajti dy ndeshjet e para të fazës së dytë, vetëm dy javë pas sfidave të javës së 17-të.

Sipas programit, të dielën në orën 13:30 duhet të zbresë në fushë edhe futbollisti I kombëtares shqiptare, Jasir Asani, pasi skuadra e tij, Esteglal, do të ketë përballë në fushën e vet kampionen në fuqi, Traktorin e Tabrizit.
Sfida do të luhet në kryeqytetin Teheran, I cili ishte edhe skena e përplasjeve më të ashpra dhe besohet edhe të numrit më të madh të viktimave.

Pritet të shihet se cili do të jetë niveli I futbollit dhe sasia e publikut në tribunat e stadiumit.
Natyrisht, besohet se skuadrat e futbollit kanë qenë në izolim të plotë gjatë periudhës së trazirave, të grumbulluara apo nën mbrojtje të rreptë.
Duke mbetur vetëm te kampionati, Asani synon Këpucën e Artë këtë sezon, pasi kryeson renditjen e shënuesve më të mirë me 7 gola, duke pasur edhe dy asistë në 14 ndeshje të luajtura.



Në total, ai ka 11 rrjeta dhe 3 asistë në 21 përballje, me një kontribut shumë të madh.
Esteglal është në vendin e tretë në ligën iraniane me 27 pikë, shumë pranë Sepahanit që mban kreun, ndërsa Traktor është I katërti, një pikë prapa skuadrës së Asanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!