Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Luftë informalitetit në ndërtim/ Kontrolle nga administrata tatimore për nëndeklarim të pagave

schedule13:30 - 17 Janar, 2026

schedule 13:30 - 17 Janar, 2026

Sektori i ndërtimit do të kalojë në lupën e administratës tatimore për informalitet.Tashmë aksioni ka kaluar në fazën e kontrolleve në terren ndërsa në fokus do të jenë  pagat e nëndeklaruara.

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, kontrollet do të zhvillohen kryesisht në kompanitë e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing. Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, e miratuar  në dhjetor te vitit 2025.Në të përcaktohet se me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme pagën 60 mijë lekë, të gjithë të punësuarave e tjerë në sektorin e ndërtimit dhe veprimtaritë e lidhura me të  nuk duhet tu deklarohet rrogë nën 80 mijë lekë.

Me këtë nivel të pagave dysheme në ndërtim u  rrit automatikisht rroga mesatare nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë dhe cdo biznes që nuk e respekton këtë vendim të tatimeve, do të konsiderohet me risk për nëndeklarim dhe do të jetë subjekt kontrollesh.



Në total në këtë sektor punësohen rreth  63 mijë persona .

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin e saktë të pagave të punonjësve, me qëllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.

Por përtej pagave në sektorin e ndërtimit në fokus do të jenë edhe  shitjet apo transaksionet e kryera,blerjen e çdo malli shërbimi me faturë të rregullt tatimore,deklarimin e saktë të kontratave të qiramarrjes së ambjenteve.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!