“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit E. K., 32 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Vinotekës, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E.K, ka përdorur edhe armë zjarri pa shkaktuar pasoja. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K. është gjetur një pushkë pneumatike sportive, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e tyre.” / abcnews.al /


