Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli, ish-zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit, Dezdemon Pazajn si dhe dy prej efektivëve Sali Ferollarin e Fation Baçin, që kanë shoqëruar Altin Ndocin për në spitalin e Durrësit ditën e arratisjes. Pavarësisht se Organi i Akuzës, kërkoi burg për të 8 të arrestuarit, togat e zeza vendosën të lirojnë nga qelia 3 efektivët e tjerë të grupit të shoqërimit Aranit Çela, Preng Marvataj dhe Dorjan Saraçi, për të cilët caktoi masën detyrim paraqitjeje.
Ndërkohë për kryeinfermierin e burgut, Aulon Çuko dhe për punonjësen e burgut Violeta Uka, Gjykata vendosi masësn e Sigurisë arrest në shtëpi.
1- ARREST NË BURG
– Dezdemon Pazaj – Zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit
– Sali Ferollari – Inspektor
– Fation Baçi – Inspektor
2- ARREST NË SHTËPI
-Aulon Çuko – kryeinfermieri i Burgut të Durrësit
– Violeta Uka – Komisare
3- DETYRIM PARAQITJE
-Dorian Saraçi – Kryeinspektor
-Aranit Çela – Kryeinspektor
-Preng Marvataj – Inspektor



