Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërcënoi shitëset me thikë dhe u mori xhirot e ditës/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

schedule11:44 - 16 Janar, 2026

schedule 11:44 - 16 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili pasi kërcënoi me thikë punonjësen e një biznesi vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.



Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!