Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rishikohet Ligji i Arsimit të Lartë/ Rama: Duhen reflektuar ndryshimet që solli koha

schedule18:09 - 15 Janar, 2026

schedule 18:09 - 15 Janar, 2026

Ligji për Arsimin e Lartë do të rishikohet brenda këtij sesioni parlamentar.

Gjatë një takimi me 40 rektoret e universiteteve publike dhe private, kryeministri Edi Rama propozoi ngritjen e një grupi pune për të adresuar boshllëqet dhe nevojat e sistemit universitar në rrugen drejt Bashkimit Europian.

“Eshtë koha për të rivizituar Ligjin e Arsimit të Lartë, pasi tanimë ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar në atë ligj ndryshimet që ka sjell koha, por edhe  konstatimet e praktikës në raport me kornizën e ligjit. besoj që edhe për shkak të eksperiencës edhe për shkak se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një përmbysje si në rastin kur u shkrua ligji, por bëhet fjalë për korrektime do të jetë e mundur që ta bëjmë këtë në një kohë të arsyeshme dhe ma ha mendja që nuk do presim sesionin tjetër të Parlamentit për ta përgatitur bazën e ndryshimeve.



Pastaj proceduara parlamentare mund të jetë në fund të këtij sesioni, mund të jetë në fillim të sesionit tjetër, por ajo që është e rëndësishme është që të organizohemi me një grup pune të përbashkët për të reflektuar mbi të gjitha shqetësimet apo konstatimet dhe për të shkruar ndryshimet.”

Rama njoftoi ndërtimin e dy kampuseve studentore në Tiranë dhe Durrës, edhe si përgjigje ndaj qirave të larta.

“Kemi dy kampuse përpara. Kampusin e madh të Tiranës. Në ndërkohë, kemi hapur procesin për kampusin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Kemi pasur një interes jo të vogël nga 40 studio ndërkombëtare.

Ka një potencial shumë të madh për të krijuar edhe infrastrukturë qëndrimi, rezidence të studentëve duke pasur parasysh trenin që duhet të jetë në funksion së shpejti, duhet të jetë absolutisht shumë e thjeshtë që studentët të jenë në Tiranë, të kenë mundësi të strehohen në kampusin e Durrësit dhe për këtë arsye do të ndërtojmë një kompleks studentor rezidencial shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojnë në zgjidhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të çmimeve të larta që kanë qiratë në Tiranë, edhe në Durrës gjithashtu, por në Tiranë.”

Qeveria ka vënë në dispozicion të universiteteve 11.2 miliardë lekë grant për mësimdhënien, për të mbështur me paga rreth 5,800 personel akademik dhe administrative në 14 universitetet publike dhe mbi 12,000 studentë ekselentë apo me nevoja sociale, përmes skemës së bursave.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!