Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real është për “turp”/ Ekipi më i madh i futbollit në botë eliminohet dhe nga Kupa

schedule12:35 - 15 Janar, 2026

schedule 12:35 - 15 Janar, 2026

Po bëhet gjithnjë e më keq, ndonëse ende nuk është fundi i botës. Edhe për Realin e madh të Madridit humbjet janë pjesë e jetës, veçse momenti është vërtet I rëndë.

Një klub që ka 36 tituj kampion në Spanjë dhe 15 Champions, nuk e pranon dështimin, ndërsa në vetëm 3-4 ditë u humbën dy trofe.

Fillimisht, Superkupa pas disfatës me Barcelonën në Arabinë Saudite, dhe tani Kupa e Mbretit, pra e Spanjës.



Yjet “merenges” u mundën 3-2 në fushën e Albasetes dhe me formulën e tipit anglez apo gjerman i mbyllën llogaritë me këtë konkurrim.

Havi Vijar dhe Zhefe Betankor me dy gola ishin heronjtë e vendasve, dhe Zhefe siguroi kualifikimin në minutën e katërt shtesë.

Nuk mjaftuan të rinjtë Mastantuono dhe Gonzalo Garsia për “merengesit”, ndonëse duhet thënë se Reali pati ndryshime të mëdha në ekip, me vetëm të tillë si Vinisius, Arda Gyler, Valverde apo Huijsen që ishin titullarë.

Skuadra më e madhe e botës u bë copë nga mediat pas këtij turpi.

“Shkatërrim I plotë, – titullon e përditshmja madrilene, “Marka”, – Arbeloa e nis me dështim serioz, Madridi mbetet pa dy tituj në tri ditë!”

Ja edhe sentenca e gazetës tjetër të kryeqytetit, “AS”: Jeta vazhdon po njësoj, ose më keq! Arbeloa paguan rotacionin e skajshëm me një eleminim shkatërrues ndaj një Albaseteje që luante me rezerva!”

Nga Katalonja, siç pritej, erdhën talljet.

E përditshmja “Sport” shkruan për “rrëzim qesharak”: E kuptoj që ky quhët një dështim I madh, thotë trajneri Arbeloa!

“El Mundo Deportivo”: Në gijotinë! Debutimi I Arbeloas pas largimit të Shabi Alonsos nuk zgjidhi asgjë dhe varka e bardhë vazhdon të mbytet!

“As Superkupë, as Kupë, – tallet edhe “L’Esportiu”, – debutim I zi për Arbeloan që u eliminua nga një skuadër fare modeste si Albasete!”

Reali ende ka shpresë për trofe këtë sezon, pasi është në garë në La Liga dhe Champions, por me këtë formë duket e vështirë të shmangë një vit të dështuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!