Avokati i Altin Ndocit, Aldo Shkëmbi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për ngjarjen që tronditi vendin, arratisjen e Ndocit.
Gjatë kësaj interviste, avokati ka shpjeguar rrjedhën e ngjarjeve ndër vite, ndërsa theksoi se Altin Ndoci humbi besimin nga drejtësia.
Gjithashtu tha se edhe nga të dhënat e skyecc del që Altin Ndoci ka qenë përdorues vetëm tre ditë dhe këto tre ditë përpara se të arrestohej.
“Edhe për mua ishte surprizë. Por më shumë lidhet me faktin tek humbi e besimit tek drejtësia. Historia e Altin Docit filloi diku te marsi i 2020. Fillimisht emri i Altin Docit ishte për vrasjen Dorjan Shkozës dhe Haxhisë. Klevis Alla bëhet bashkëpunëtor drejtësisë dhe për shkak të rrethanave që ishte i përfshirë, u provua që ishte shtyrë nga Nuredin Dumani që të përfshinte në vrasje Altin Docin dhe Talo Çelën. Kanë dalë dhe shumë rrethana dhe fakte të tjera që lidhje edhe me platforma skyecc. Në 2020 u provua që Altin Doci nuk ishte autor i vrasjes së Shkozës dhe Haxhisë. Më pas u akuzua për katër vrasje në bashkëpunim me Talo Çelën. Por më pas prokuroria e posaçme tërheq akuzën për Altin Docin. SPAK i tërhoqi akuzat pas katër vitesh. Fakti që Altin Ndoci që nuk kishte lidhje me katër vrasje, u tha”, tha avokati.


