Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka drejtuar një ankimim Gjykates Kushtetuese, që të vendos një rregull tjetër sa i përket cështjeve me me shumë se një të pandehur.
Konkretisht, kërkohet të ndërhyet në nenin 265 të Kodit të Procedurës Penale që lidhet me pezullimin e të afateve të paraburgimit.
Ndodhin raste kur të pandehur të ndryshëm, ai apo avokati i tij, nuk paraqiten në seanca dhe kështu bëhen pengesë për zhvillimin e gjykimit brenda afateve.
Shtyrja e paraburigmit mund ti interesojë njërit prej të pandehurve, si një mundësi për të llogaritur më pak vite burgim, nëse dënohet më pas me vendim të formës së prerë. Por një i pandehur tjetër i së njëjtës cështje , mund të dojë që gjykimi të përfundojë sa më shpejtë, gjë që nuk e arrin nëse ndodhin shtyrjet.
Në rastet e disa stë pandehurve të një dosjeje, efektet e paraburigmit shtrihen tek te gjithë bashkë të pandehurit, pavaresisht se vetëm njëri prej tyre është bërë shkak për moszhvillimin e procesit gjyqsor.
Kjo thotë Gjykata e Posaçme është shkelje e Kushtetuës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe kërkon që shapllet si e papajtuehsme, në pjesën që nuk parashikon shtrirjen e personalizuar të efekteve juridike të pezullimit të afateve të paraburgimit tek bashkëtëpandehurit.
Neni 265 i Kodit të Procedurës penale, që përmend Apeli i Posacëm në ankimim, nuk percakton që vendimi për pezullim të zbatohet vetëm ndaj te pandehurit që ka sjelle zvarritjen, por i perfshin te gjithe te pandehurit njetrajtesisht ne pezullim.
Ajo që kërkon gjykata e apelit është që nëse neë një gjykim me disa bashke të pandehur, njëri prej tyre bëhet pengesë për zhvillimin e procesit dhe gjykata merr vendim për pezullimin e afateve të paraburgimit, vendimi të ketë efekt vetëm për personin që behet pengesë dhe jo për të gjithë të pandehurit. / abcnews.al /


