Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Euro në rënie të lirë/ Vakaj: Asgjë për t’u shqetësuar. Leku vazhdon forcimin në tregun valutor

schedule14:24 - 14 Janar, 2026

schedule 14:24 - 14 Janar, 2026

Trendi rënës i euros ka vijuar edhe gjatë fillimit të vitit 2025, duke reflektuar forcimin e mëtejshëm të lekut në tregun valutor shqiptar.

Drejtori i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit Valutor, Dritan Vakaj, tha në emisionin “Money Report” në ABC News se nuk ka tregues për situata paniku, ndërsa tregu ka qenë i qëndrueshëm dhe pa nevojë për ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë.

Sipas tij, kërkesa e ulët për euro, ndikimi i kushteve hidrike në uljen e importeve të energjisë si dhe rënia e inflacionit në vendet europiane kanë ndikuar në dobësimin e monedhës europiane, ndërsa dollari pritet të mbetet në nivele të ulëta edhe në vijim.



“Trendi rënës i euros ka vazhduar edhe gjatë 2025, këtë fillim janari nuk kishim asnjë tregues që kjo rënie do të tkurrje. Është një tregues që leku do të vazhdojë që të forcohet akoma më tepër. Prisnim që të kishim një situatë më të favorshme për euron, për ta blerë jashtë energji elektrike, por shirat kanë ulur nevojën për të importuar energji elektrike.

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe nuk kemi situata paniku. Nëse konsumi i euros do të jetë i ulët, sigurisht që do të ketë një rënie të vlerës. Përgjatë 2026-ës parashikohet që të ketë një rënie të lehtë. Tregu ka qenë më stabël dhe nuk ka krijuara nevojën për një ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë. Duhet të reflektohej edhe ulja e inflacionit në vendeve europian. Inflacioni në Shqipërisë është poshtë pritshmërive të Bankës së Shqipërisë, sigurisht që euro e ka ndihmuar. Dollari do të vazhdojë që të mbetet i ulët”, tha Vakaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!