Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj ka siguruar emrat e 8 zyrtarëve të burgut të Durrësit, të cilët janë arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure, nga Task Froca e Prokurorisë, pas arratisjes së Altin Ndocit, nga ambientet e spitalit.
Të arrestuar;
Aulon Çuko
Dezdemon Pazaj
Dorian Saraçi
Sali Ferollari
Preng Marvataj
Fation Baçi
Aranit Çela
Violeta Uka
Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit./abcnews.al


