Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka studiuar çdo gjë, sepse…”, gazetarja: Altin Ndoci ka kryer pesë vizita në tre vjet tek i njëjti spital

schedule20:26 - 13 Janar, 2026

schedule 20:26 - 13 Janar, 2026

TIRANË- Gazetarja Etleva Delia, autore e emisionit “Gjërat Tona”, ka dhënë detaje lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

Ajo u shpreh në “Real Story” se Ndoci ka kryer në tre vjet rreth pesë vizita tek i njëjti spital.

“Kjo nuk ishte vizita e parë që bënte në të Altin Ndoci, tek i njëjti spital.



“Sepse kjo nuk ishte vizita e parë që bënte në të Altin Ndoci, tek i njëjti spital. Për tre vjet, që ai ndodhej i izoluar në paraburgimin e Durrësit ka qenë pesë herë tek i njëjti vend. Pra mund të themi se është një pjesë e planit të tij, e ka studiuar, ka parë çdo ambient të mundshëm.

Mund të them se e ka shfrytëzuar, ka zgjedhur datën sot, që ishte festa e Policisë së Shtetit, janë dhe shumë rrethana të tjera, edhe fakti që e prisnin dy makina jashtë, fakti që ishin vetëm, dy punonjës policie, që një personazh që ka kaq akuza të rënda, duke nisur nga vrasje, grabitje, grup i strukturuar, ka çdo vepër të rëndë penale”, tha ajo

Delia shtoi se automjeti që e priste Ndocin, një Audi, rezulton në emër të një personi nga Kruja, i cili është i skeduar për grabitje dhe drogë.

“Personi, që nisur edhe nga targat e automjetit “Audi”,që e priste, rezulton në emër të një peroni nga Kruja, që edhe ai është i skeduar për grabitje, drogë. ky mjet nuk rezulton i denoncuar si i vjedhur. Kjo e implikon direkt pronarin e makinës”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!