Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti i shmanget Gjykatës”/ Rezervat Shtetërore, ish-ministri Shatra: U dëmtua buxheti i shtetit

schedule17:21 - 13 Janar, 2026

schedule 17:21 - 13 Janar, 2026

Haki Shatra, ish-ministër i Financave në Kosovë, ka deklaruar se dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me pasojat që i shkaktohen pasurisë kombëtare.
Ai theksoi se vaji dhe mielli të paguara nga buxheti i shtetit nuk kanë ardhur, duke e cilësuar këtë si fakt të pakontestueshëm.
Sipas Shatrës, këto mungesa nuk janë çështje politike, por përgjegjësi institucionale. Ai tha se Kurti i shmanget Gjykatës dhe se u dëmtua buxheti i shtetit.

“Dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me veprimin e dëmshëm që i është bërë pasurisë kombëtare. Është fakt se malli i paguar, vaji dhe mielli i paguar nga buxheti i shtetit, nuk kanë ardhur. Çfarë politike ka këtu, nëse një institucion i pavarur merr një akt të tillë?

Jam i kënaqur që më në fund sot është zhvilluar një seancë që duhej të mbahej më herët, por për shkak të zgjedhjeve është shtyrë, në mënyrë që ky proces të mos ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.



Si mundet një kryeministër i zgjedhur nga populli t’i shmanget ftesës për të dëshmuar?

Pasuria kombëtare, buxheti i shtetit, është dëmtuar për një shumë të madhe dhe këta jo vetëm që nuk e ndjejnë për obligim të përgjigjen, por kryeministri në disa paraqitje publike ka deklaruar se ministrat janë të pafajshëm dhe po akuzohen për qëllime politike.

Opozita mund të akuzojë dikë, por nuk mund të sajojë argumente, siç janë këto: mungesa e mallrave në depot e shtetit.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!