Detaje të reja kanë dalë nga arratisja spekatkolare e të burgosurit Altin Doci. Ai u arratis këtë të martë nga ambientet e spitalit të Durrësit, pasi goditi një prej efektivëve.
Burime për ABC News bëjnë me dije, se Docin jashtë ambienteve të spitalit e priste një makinë tip “Audi A7”, e cila sapo mori Doci, u largua drejt Kavajës.
Pas kësaj forca të shumta policie, kanë ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e Docit.


