Në studion e Money Report, Florensa Haxhi administratore e Durana Tech Park u shpreh se Ideja për një park në Shqipëri rezulton tre katër vite më parë.
“Ne kemi qenë vonë për një park të tillë, të gjithë vendet e rajonit kanë disa të tilla. Janë 2500 parqe të ekzistojnë në botë. Ndaj duhej që edhe ne të ecnim me hapin e kohës. Ende nuk kemi mbyllur një vit që jemi bërë operacional. Më vjen keq që jemi bërë temë e ditës.Zgjodhëm projektin virtual në fillim dhe më pas hibrid, pra virtuali gjithmonë do ekzistojë dhe këtë gjë nuk e kemi vendosur se e kemi shpikur ne. Kemi parë disa parqe të tilla dhe që kanë qenë shumë të suksesshme. Dhe sidomos në ditët e sotme ku shumë kompani zgjedhin të mos kenë fare prezencë fizike, sidomos në këtë fushë. Një arsye tjetër pse zgjodhëm të jemi virtual është edhe fakti që të bësh një park të tillë në një vend që nis me 14 hektar, por që më pas do zgjerohet edhe më tej të arrish ta mbushësh, të krijosh këto zyra fizike dhe më pas të hapësh thirrje për ti mbushur, është shumë më e vështirë se sa të krijosh gjithë ekosistemin më parë, të kesh gjithë rezidentët të regjistruar dhe që operojnë në parkun virtual dhe më pas thjesht t’I transferosh ata që duan në pjesën fizike.. Ne nuk donim të bënim një investim konkret, por një testim fillestar” u shpreh ajo, ndërsa shtoi se interesi i kompanive për Durana Tech, ka qenë shumë i madh.
“Interesi ka qenë shumë i madh, shumë më shumë nga sa prisnim ne. pritshmëritë tona ishin 11 biznese në vitin e parë, sot kemi 53 kontrata të lidhura, janë 78 kompani nga të cilat më shumë se gjysma janë të huaja.” -shtoi Haxhi.
Në vijim ajo vlerësoi bashkëpunimin e Durana Tech me universitetet.
“Shumica e parqeve janë edhe shkencore. Është shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e një parku shumica e kompanive kërkojnë të kemi univertistete. Jemi në process lidhje edhe me universitete të tjera që kanë degë IT në vend. Kemi bërë 16 aplikime deri tani dhe presim përgjigje.” shtoi adminsitratorja e Durana Tech, ndërsa foli edhe për lehtësitë që përfitojnë kompanitë.
“Të parat janë lehtësitë fiskale. Kemi dhënë disa lehtësi, 0% mbi tatim fitimin, lehtësi për pagat në fushën e IT. Por kompanitë vijnë për ekosistemin. Një kompani do të vijë dhe të shohë aty edhe kompani të ngjashme, të jetë universiteti aty, të ketë start up për bashkëpunim.” tha ajo duke shtuar se thelbi është që kompanitë nuk lejohet të bëjnë transferimin e aktivitetetit ekzistues brënda parkut por të sjellin dicka të re.
“Kontrolli që i bëhet kompanive është njësoj si të gjithë kompanitë e tjera në Republikë jashtë parkut, nëse shihet shkelje kthejnë benefitet që kanë marrë. Efekti në ekonomi është gjigand. Sidomos në punësimin e të rinjve, është shumë i madh. Deri në fund të viteve të para do punësojë mbi 3 mijë persona. Mundohemi të afrojmë kurikulat e universiteteve me kompanitë e mëdha. Në fund 2026 do arrijmë në 100 kompani do jenë kryesisht kompani të mëdha”, -përfundoi Haxhi. /abcnews.al


