Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shok i Dumanit dhe i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia/ Kush është Altin Ndoci që iu arratis policisë nga spitali

schedule13:51 - 13 Janar, 2026

schedule 13:51 - 13 Janar, 2026

Altin Doci, 34 vjeç u arratis paraditen e kësaj të marte nga burgu i Durrësit. Me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, Doci u arratis nga ambientet e spitalit ku ishte çuar për vizitat mjekësore. Sipas burimeve të ABC News Altin Ndoci godit policin, i cili e shoqëronte dhe është larguar nga katit i tretë o spitalit.

Por kush është Altin Doci?

Altin Ndoci, 38 vjeç, lindur në Troshan të Lezhës dhe banues në Tiranë, është pjesë e disa dosjeve penale në hetim nga SPAK dhe në gjykim nga Gjykata e Posaçme, i akuzuar për vepra të rënda penale. Emri i tij ka dalë në skenë nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, por edhe nga bisedat në SKY, mes personazheve të ndryshme të botës së krimit, madje edhe drejtues të grupeve e organizatave kriminale.



Me vendimin nr.98 të datës 2 gusht 2024, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuar për: “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, në dy raste, “Vrasje me paramendim”, “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dy raste, “Vjedhje me armë” në dy raste, “Përkrahje e autorit të krimit”, vepra penale këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Organizatë kriminale”.

SPAK e ka akuzuar atë për pjesëmarrje në “Masakrën e Bradasheshit”, ku u vranë vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Erjon Alibej, shtetasi Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, më 29 dhjetor 2018. Gjithashtu edhe për vrasjen Klevin Bahos dhe plagosjen e vëllait të tij, Aldo (Aleksandër) Baho, më 1 korrik 2019 në Broshkë të Elbasanit. Vrasjen në tentativë të kryer në bashkëpunim, me interes dhe hakmarrje të Kei Pikut, më 16 janar 2020. Gjitashtu edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Erjon Alibejn, gjatë periudhave të ndryshme nga nëntori 2019 deri në janar 2020, si dhe të Ardit (Arjan) Spahiut, ngjarje e planifikuar në periudhën dhjetor 3019 – janar 2020.

Altin Ndoci akuzohet gjithashtu edhe për grabitjen në pistën e Aeroportit “Nëne Tereza”, në Rinas, më 9 prill 2019, si dhe tentativën e grabitjes së banesës së Minella Muçës, në Fier, më 23 mars 2018. Nga ana tjetër ai akuzohet se ka përkrahur edhe të shumëkërkuarin Talo Çela në vitin 2020.

Altin Ndoci u arrestua fillimisht gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, në vitin 2021. Ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e 4 personave, fillimisht dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë 2020 Anxhelo Avdija dhe Dorian Shkozën. Por më 2 prill 2024 Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit përfshirë edhe dyshimin për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Ishin dëshmitë e të arrestuarit, Klevis Alla, i cili e përfshinte Altin Ndocin në këto 4 vrasje por Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi çka bëri që të marrë pafajësinë. Nga ana tjëtër për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, Gjykata e Posaçme dënoi me 25 vite burg Klevis Allën. Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024 ai nuk mundi të dalë nga burgu, pasi SPAK kishte ngritur akuza të tjera kundër tij, pas dëshmive të Nuredin Dumanit, i cili e përfshin në disa ngjarje të rënda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!