Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

RMV, përfundon procesi i ‘Lokaleve’/ Murseli: Nuk ka inteligjencë politike në kampin shqiptar

schedule17:33 - 12 Janar, 2026

schedule 17:33 - 12 Janar, 2026

Analisti Faton Murseli ka vlerësuar se zgjedhjet në RMV janë shoqëruar me koalicione të panevojshme dhe lëvizje të shumta politike, duke e cilësuar garën si një luftë të pakuptimtë të partive shqiptare për pushtet.

Sipas Murselit, për vite me radhë mungon inteligjenca politike dhe një lëvizje e re shqiptare që do të sillte ndryshim real në skenën politike.

“Në RMV, këto zgjedhje kanë pasur shumë zhvillime sa i takon politikës; ka pasur koalicione të panevojshme dhe ecejakje të shumta.

Kemi koalicionin VLEN dhe AKI-në, që prin BDI. Është një luftë e pakuptimtë e partive shqiptare për atë se kush do të jetë në pushtet, cili tabor politik do ta ketë legjitimitetin e shqiptarëve për të qenë në pushtet. Nuk duhet të diskutohet fare.

Me rëndësi për të gjithë është pushteti. Nga ajo që kam parë për vite me radhë, nuk ka ndonjë inteligjencë politike shqiptare, as ndonjë lëvizje të re apo ndryshe.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!