Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi është paraqitur këtë të hënë në ambjentet e prokurorisë së Posacme.
Sipas të njëjtave burime, Këlliçi është pyetur lidhur me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit, 11 dhjetor 2021, ku deputeti ka qenë një nga organizatorët bashkë me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.
Mësohet se Belind Këlliçi është marrë në pyetje për rreth një orë nga SPAK si person që ka dijeni lidhur për një çështje që lidhet me hetimin e pasurisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.
Referuar burimeve, gazetari Ervin Leka tha pwr ABC News se Këlliçi është pyetur lidhur me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit, 11 dhjetor 2021, ku deputeti ka qenë një nga organizatorët bashkë me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.
Vetë Këlliçi nuk ka preferuar të japë më shumë detaje, pas daljes nga ambjentet e Prokurorisë së Posacme, ku qëndroi për rreth një orë, ndërsa e cilësoi çështjen periferike./abcnews.al


