Burreli e mbylli në mënyrën më të mirë vitin, duke fituar në transfertë kundër Dinamos. Matjanët si objektiv kanë qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe fitorja e fundit ishte një frymëmarrje për ta.
Gjithsesi nuk ka kohë për të festuar. Drejtuesit tashmë duhet të gjejnë një tjetër portier, pasi veterani Mario Bytyçi ka konfirmuar largimin nga skuadra. Ai ishte një nga lojtarët kryesorë të Burrelit në pjesën e parë të sezonit dhe është një largim i rëndësishëm.
“Më keqardhje njoftoj përfundimin e kontratës me KF Burrelin. Falënderoj drejtuesit tifozët dhe mbi të gjitha çunat e mrekullueshëm me të cilët kam bashkëpunuar gjatë kësaj kohe. Forca Burreli”, shkruan Bytyçi në rrjetet sociale. /abcnews.al