Uji ka nisur të tërhiqet nga fshati Adriatik i Kurbinit. Situata po shkon drejt stabilizimit sidomos pas izolimit të argjinaturës së lumit Drojë ditën e djeshme.
Ndërkohë që hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë duke bërë që niveli i ujit të ulet me 30-40 cm. Gjergj Çuli ish-specialist i pompave të hidrovorëve në Adriatik thotë se reshje me kaq intensitet janë të rralla, në Kurbin.
Pjetër Preni kryeplaku i fshatit Adriatik thekson se do të nisë edhe vlerësimi I dëmeve si në tokë bujqësore po ashtu edhe në bagëti
Gjatë kësaj jave si rezultat i reshjeve të dendura, disa fshatra në Kurbin u përmbytën, banesat u rrethuan nga uji, duke krijuar situatë të vështirë për banorët.


