Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lufta është ‘rikthyer në modë'”/ Papa Leoni XIV: Palestinezët kanë të drejtë të jetojnë në paqe

schedule13:28 - 9 Janar, 2026

schedule 13:28 - 9 Janar, 2026

“Lufta është rikthyer në modë dhe një zell luftarak po përhapet me shpejtësi”, kështu ka deklaruar Papa Leoni XIV. Ai e cilësoi dobësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar shumë shqetësues.

“Një diplomaci që promovon dialogun dhe kërkon konsensusin e të gjithëve është zëvendësuar nga diplomacia e pushtetit, e personave ose e grupeve aleate”, tha Papa.

Gjithashtu gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë, Papa Leoni shtoi se qytetarët palestinezë kanë të drejtë të jetojnë në paqe në tokën e tyre.



“Parimi që mbizotëroi pas Luftës së Dytë Botërore, i cili ua ndalonte vendeve të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është shkelur. Ne nuk e kërkojmë më paqen si dhuratë dhe si një të mirë të dëshirueshme në vetvete, por e kërkojmë atë përmes armëve, si kusht për shpalljen e sovranitetit tonë. Kjo përbën një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!