Maurizio Sarri ndjen hidhërim që nuk fitoi trofeun e parë me Juventusin, por ka kohën përpara për ta bërë diçka të tillë. Trajneri i bardhezinjve ka analizuar finalen e Superkupës së Italisë, trofe që u fitua nga Lazios pas fitores 3-1.
“Kam ndjesinë që arritëm në këtë finale me një deficit të vogël energjish fizike dhe mentale. Mund të ndodhë në ndeshjen e tetë të këtij cikli, nuk kishim energjinë e duhur. Ishim pranë barazimit në minutat shtesë, por ata shënuan golin e tretë.
Nuk besoj se do të influencojë në vazhdimësinë e sezonit kjo humbje, mbesin edhe 5 muaj deri në fund. Sigurisht që na vjen keq që humbëm, Lazio vinte me besim të madh dhe nuk kishte nevojë për injeksione të tjera. Ata ndodhen në një moment magjik. Nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, askush nuk mund t’i frenojë.
Tredhëmbëshi? Nuk humbëm prej tyre, ata bënë mirë. Humbëm kur u fut fantazisti në lojë, nuk kanë faj sulmuesit. Kalendari i ngjeshur? Ky është kalendari, duhet të ishim në gjendje për të kapërcyer këtë vështirësi. Jam i hidhëruar, por nuk është momenti për të qarë. Diçka e tillë nuk do zgjidhte asnjë problem“, përfundon trajneri i Juventusit. /abcnews.al