Për shkak të motit të keq dhe i detit me dallgëzim 6 ballë sot nuk do të funksionojë linja e tragetit Korfuz- Sarandë dhe anasjelltas Sarandë -Korfuz. Njëherazi është ndaluar edhe dalja e anijeve të peshkimit në det.
Ndërkohë që era fryn me shpejtësinë 12m/s në drejtimin veri-perëndim, njofton Kapiteneria e Portit Sarandë. Rënia e temperaturave ka krijuar problem në zonën e Rrëzomës në Delvinë.
Për rrjedhojë për shkak të reshjeve të dëborës në qafën e Skërficës është krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Policia ndodhet në vend për të drejtuar lëvizjen e mjeteve me drejtim tunelin Delvinë-Kardhiq.
Në këto momente ka shkuar borëpastruesja për hapjen e rrugës. Sipas policisë së Sarandës për shkak se rruga Kardhiq është bllokuar dhe nuk lëvizin mjetet ka nisur edhe ketej të mos lejohet kalimi i tyre./abcnews.al


