Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Groenlanda, “E mundshme marrëveshja me Danimarkën ose shtet tjetër”, Mema: ‘Fat i Rubios’, varet nga çështja e Venezuelës

schedule20:58 - 5 Janar, 2026

schedule 20:58 - 5 Janar, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, thotë se Trump ka përpjekur që nga janari deri në shtator-tetor të negociojë një zgjidhje për Groenlandën, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje ushtarake, por për një marrëveshje. Sipas Memës, për fatin e Groenlandes, një marrëveshje e re mund të lidhet me Danimarkën ose një shtet tjetër, ndërsa rreziku kryesor mbetet Rusia.

Mema vlerëson se nëse Rubio ka sukses me Venezuelën, do të fitojë pushtet më të madh, por në rast disfate nuk do të mbijetojë politikisht më shumë se gjashtë muaj.

“Trump e bëri të qartë që nga janari deri në shtator-tetor se ka përpjekur të negociojë një zgjidhje, sepse referenca e tij nuk është një ndërhyrje ushtarake, por një marrëveshje. Sa i përket Groenlandës, e mundshme është një marrëveshje e re me Danimarkën ose me një shtet tjetër, ndërsa rreziku kryesor mbetet Rusia.



Marco Rubio, këshilltar për sigurinë kombëtare i Trumpit dhe sekretar i shtetit, ishte ai që manovroi Elon Musk, duke e nxjerrë atë nga qeveria. Rubio po luan lojën me shumë delikatesë; nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, barra e humbjes bie mbi të dhe ka shumë njerëz që presin ta zëvendësojnë, duke e vendosur atë në një moment shumë delikat politik.

Dje, ai ishte i vetmi që qartësisht bëri disa hapa pas nga ajo që kishte thënë Trump më parë. Nëse ka sukses me Venezuelën, do të fitojë më shumë pushtet; nëse dështon, nuk do të mbijetojë politikisht më shumë se gjashtë muaj. Për më tepër, përmirësimi i marrëdhënieve midis Trump dhe Zelenskyt nuk është një rastësi e Witkoff, por ka pasur ndikimin e Rubio-s.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!