Juventus dhe Lazio janë gati për finalen e Superkupës së Italisë. Hera e tretë në vitet e fundit që këto dy ekipe diskutojnë mes tyre këtë trofe, teksa të dy ekipet numërojnë nga një fitore.
Maurizio Sarri dhe Simone Inzaghi kanë zgjedhur titullarët e duelit që luhet në Riad të Arabisë. Bardhezinjtë kanë rikuperuar Szczesny dhe paraqiten me tredhëmbësh në sulm.
Dybala, Higuain dhe CR7 kanë detyrën e shënimit të golave dhe mposhtjes së Thomas Strakoshës. Asnjë ndryshim as tek ekipi bardhekaltër. Lazio vjen nga një formë fantastike dhe tetë fitore radhazi në kampionat.
Inzaghi i ka besuar të njëjtëve lojtarë, teksa Immobile, Correa, Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic do të përpiqen për të ndëshkuar sërish bardhezinjtë pas fitores në kampionat me 7 dhjetor.
Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Demiral, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Higuain, Ronaldo.
Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Immobile, Correa. /abcnews.al