Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kroacia në zgjedhje presidenciale, Kolinda Grabar nuk shihet si favorite

schedule15:15 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 15:15 - 22 Dhjetor, 2019

Zgjedhjet presideciale në Kroaci do të tregojnë se kush do të jetë kreu i ri i shtetit në një kohë që vendi përgatitet të marrë presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Europian.

Kroacia voton për të zgjedhur presidentin e ri. Një vendim i rëndësishëm në prag të marrjes së presidencës së radhës gjashtë mujore të Këshillit të Bashkimit Europian.

Mes kandidatëve është presidentja në largim Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe dhjetë kandidatë të tjerë. Në vendin balkanik, dhe pse presidenti zgjidhet nga populli, roli i tij është ceremonial. Përvec emërimit të kryeministrit dhe shpalljes së zgjedhjeve, Presidenti mund të thërrase një referendum pavarësisht nëse kryeministri i vendit është dakord apo jo. Dhe mbi të gjitha mund të thotë fjalën e tij për sa i përket politikës së jashtme.



Për postin e kreut të shtetit në Kroaci konkurojnë 11 kandidatë, mes të cilëve dhe Presidentja aktuale. Sipas ekspertëve kandidatët më të fortë janë Zoran Milanoviç, kandidat i partisë socialdemokrate dhe ish-kryeministri Miroslav Škoro. Nëse askush nuk kalon pragun e 50 për qind të votave në raundin e parë, do të ketë një balotazh në 5 janar.

Në qendër të fushatës elektorale të kandidatëve kanë qenë fluksi i emigrantëve dhe roli i vendit në Bashkimin Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!