Nga informacionet më të fundit, bëhet me dije se është zhbllokuar rruga ku kishte ndodhur aksidenti i autobotit me gaz, pasi është hequr ky i fundit nga rruga.
Aksidenti ndodhi dy ditë më parë dhe, pavarësisht përpjekjeve, është arritur të hiqet këtë pasdite, ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.
Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.
Njoftimi zyrtar:
”Pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë
Nga kontakti i vazhdueshëm me autoritetet e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut, jemi njoftuar se, aksi rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, i cili ishte i bllokuar që në datën 30.12.2025, për shkak të një aksidenti rrugor, aktualisht është zhbllokuar.
Lëvizja e mjeteve dhe e shtetasve, po kryhet lirisht si në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e verifikimit kufitar.
Ju faleminderit!“


