Eksperti për çështjet ekonomike, Ferjolt Ozuni, i ftuar në Money Report,” u shpreh se këtë ka një tendencë rritjeje të shpenzimeve për tryezën e fundvitit, në krahasim me vitet e shkuara shkuara.
Sipas tij, kjo rritje nuk lidhet me çmime abuzive në disa pika të caktuara, por reflekton rritjen standarde të çmimeve, e ndikuar nga inflacioni, rritja ekonomike dhe situata ndërkombëtare, përfshirë këtu dhe luftërat.
“Rritja e çmimeve është e ndikuar nga kërkesa e lartë në fundvit. Është e vështirë të diskutojmë për tryezën fikse, sepse në varësi të tipologjisë së festimeve kemi edhe variacionin e shportës së fundvitit. Ajo normalja, gjeli i detit, darka festive familjare sivjet do të kushtojë rreth 20% më shumë. Kostoja e tryezës mund të jetë tek pragu 40–50 mijë lekë të reja për të gjithë familjen. Nëse kalojmë në restorante apo evente të organizuara për vit të ri, variacionet fillojnë nga 15 mijë lekë për person dhe në rritje e sipër,” tha Ozuni.
Ai shtoi se shqiptarët preferojnë të festojnë në familje dhe më shumë vendet e ngrohta sesa destinacionet me borë, duke ruajtur traditën dhe komoditetin gjatë festave.
Sipas ekspertit, Korça dhe Pogradeci janë dy qytetet më të frekuentuara brenda vendit. Ai theksoi se edhe të huajt po zgjedhin Shqipërinë për të kaluar festat e fundvitit.
“Brenda vendit është kërkesa e lartë për Korçën dhe Pogradecin. Ka interes edhe nga të huajt për të festuar në vendin tonë”, tha ai.


