Viti që po mbyllet ka lënë gjurmë të thella edhe në kulturën dhe jetën publike botërore, me humbjen e një sërë personalitetesh emblematike që shënuan dekada të tëra në art, politikë dhe jetën intelektuale.
Media greke “Protothema” ka publikuar një listë me emra të njohur ndërkombëtarisht, ku përfshihen figura si Papa Françesku, Robert Redford, Claudia Cardinale dhe Giorgio Armani, të cilët kanë lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në fushat përkatëse.
Në këtë renditje është përfshirë edhe Fatos Nano, ish-kryeministri i Shqipërisë, i cili u nda nga jeta pasditen e 31 tetorit, në moshën 73-vjeçare. Ish-kryeministri i Shqipërisë konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, me një rol të spikatur në tranzicionin politik të vendit.
Më poshtë janë disa nga figurat e njohura që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2025.
Janar
-
David Lodge, 89 vjeç – shkrimtar britanik, i njohur për trilogjinë satirike mbi jetën akademike.
-
Rosita Missoni, 93 vjeçe – stiliste italiane dhe bashkëthemeluese e shtëpisë së modës Missoni.
-
Jean-Marie Le Pen, 96 vjeç – themelues i Frontit Kombëtar në Francë.
-
Oliviero Toscani, 82 vjeç – fotograf italian, i njohur për fushatat Benetton.
-
David Lynch, 78 vjeç – regjisor, shkrimtar dhe piktor amerikan.
-
Joan Plowright, 95 vjeçe – aktore britanike, bashkëshorte e Laurence Olivier.
-
Bertrand Blier, 85 vjeç – regjisor francez.
-
Jean-François Kahn, 86 vjeç – gazetar dhe themelues i revistave franceze.
-
Mauricio Funes, 65 vjeç – ish-president i El Salvadorit.
-
Marianne Faithfull, 78 vjeçe – këngëtare ikonë e “Swinging London”.
Shkurt
-
Horst Köhler, 81 vjeç – ish-president federal i Gjermanisë.
-
Karim Aga Khan, 88 vjeç – filantrop dhe udhëheqës shpirtëror.
-
Sam Nujoma, 95 vjeç – presidenti i parë i Namibisë.
-
Tom Robbins, 92 vjeç – shkrimtar amerikan.
-
Carlos Diegues, 84 vjeç – regjisor brazilian.
-
Rick Buckler, 69 vjeç – baterist i grupit britanik The Jam.
-
Gene Hackman, 95 vjeç – aktor amerikan, fitues i dy çmimeve Oscar.
-
Richard Chamberlain, 90 vjeç – aktor amerikan.
Prill
-
Val Kilmer, 65 vjeç – aktor amerikan.
-
Amadou Bagayoko, 70 vjeç – këngëtar nga Mali.
-
Mario Vargas Llosa, 89 vjeç – shkrimtar hispano-peruan, fitues i Nobelit.
-
Papa Françesku, 88 vjeç – lideri i Kishës Katolike, i njohur si “Papa i të varfërve”
-
Zurab Tsereteli, 91 vjeç – skulptor rus.
-
Virginia Giuffre, 41 vjeçe – aktiviste, e gjetur e vdekur në Australi.
Maj
-
José “Pepe” Mujica, 89 vjeç – ish-president i Uruguait.
-
Yuri Grigorovich, 98 vjeç – koreograf legjendar i Teatrit Bolshoi.
-
Sebastião Salgado, 81 vjeç – fotoreporter brazilian.
-
Mohamed Lakhdar-Hamina, 95 vjeç – regjisor algjerian, fitues i Palmës së Artë.
-
Marcel Ophüls, 97 vjeç – regjisor francez dokumentarësh.
-
Étienne-Émile Baulieu, 98 vjeç – mjek dhe shkencëtar francez.
Qershor
-
Edmund White, 85 vjeç – shkrimtar amerikan.
-
Frederick Forsyth, 86 vjeç – shkrimtar britanik.
-
Brian Wilson, 82 vjeç – themelues i The Beach Boys.
-
Lea Massari, 91 vjeçe – aktore italiane.
-
Bobby Sherman, 81 vjeç – këngëtar dhe aktor amerikan.
-
Lalo Schifrin, 93 vjeç – kompozitor i temës së “Mission Impossible”.
Korrik
-
Ozzy Osbourne, 76 vjeç – këngëtar i Black Sabbath.
-
Hulk Hogan, 71 vjeç – legjendë e wrestling-ut.
-
Bob Wilson, 83 vjeç – regjisor amerikan i teatrit dhe operës.
Gusht
-
Ion Iliescu, 95 vjeç – ish-president i Rumanisë.
-
Jim Lovell, 97 vjeç – astronaut i NASA-s, komandant i Apollo 13.
-
Terence Stamp, 87 vjeç – aktor britanik.
-
Rodion Shchedrin, 92 vjeç – kompozitor rus.
Shtator
-
Giorgio Armani, 91 vjeç – stilist italian.
-
Rosa Roisinblit, 106 vjeç – aktiviste e “Gjysheve të Plaza de Mayo”.
-
Rick Davies, 81 vjeç – këngëtar i Supertramp.
-
David Baltimore, 87 vjeç – biolog, fitues i Nobelit.
-
Charlie Kirk, 31 vjeç – influencues amerikan, i vrarë gjatë aktiviteti publik.
-
Robert Redford, 89 vjeç – aktor dhe regjisor amerikan.
-
Claudia Cardinale, 87 vjeçe – aktore italiane.
Tetor
-
Jane Goodall, 91 vjeçe – primatologe dhe aktiviste.
-
Jilly Cooper, 88 vjeçe – shkrimtare britanike.
-
John Lodge, 82 vjeç – këngëtar i The Moody Blues.
-
Diane Keaton, 79 vjeçe – aktore amerikane, fituese e Oscarit.
-
Ace Frehley, 74 vjeç – kitarist dhe bashkëthemelues i Kiss.
-
Chen-Ning Yang, 103 vjeç – fizikan fitues i Nobelit.
-
Björn Andrésen, 70 vjeç – aktor suedez.
-
Jack DeJohnette, 83 vjeç – baterist xhazi.
-
Prunella Scales, 93 vjeçe – aktore britanike.
-
Fatos Nano, 73 vjeç – ish-kryeministër i Shqipërisë.
Nëntor
-
Dick Cheney, 84 vjeç – ish-nënpresident i SHBA.
-
James Watson, 97 vjeç – biolog, bashkëzbulues i ADN-së.
-
Ornella Vanoni, 91 vjeçe – këngëtare italiane.
-
Jimmy Cliff, 81 vjeç – këngëtar legjendar xhamajkan.
-
Tom Stoppard, 88 vjeç – dramaturg britanik, fitues i Oscarit.
Dhjetor
-
Steve Cropper, 84 vjeç – kitarist amerikan.
-
Frank Gehry, 96 vjeç – arkitekt kanadezo-amerikan.
-
Martin Parr, 73 vjeç – fotograf britanik.
-
Rob Reiner, 78 vjeç dhe bashkëshortja Michelle Singer, 68 vjeçe – regjisor amerikan.
-
Anthony Price, 80 vjeç – stilist britanik.
-
Peter Arnett, 91 vjeç – korrespondent lufte, fitues i Pulitzer.
-
Chris Rea, 74 vjeç – këngëtar britanik.
-
Perry Bamonte, 65 vjeç – kitarist i The Cure.
-
Brigitte Bardot, 91 vjeçe – aktore dhe aktiviste për të drejtat e kafshëve.


