Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“’Tenxheret’ vijojnë të ziejnë, por..”, Rama: Pronat shtetërore, ngritëm kompani shtetërore për qasjen me të huajt

schedule11:41 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 11:41 - 30 Dhjetor, 2025

Në fjalën e tij, në konferencën e fundvitit me mediat, kryeministri Edi Rama u ndal edhe menaxhimin e pronave shtetërore, si edhe qasjen ndaj interesit të të huajve.

“Kemi vijuar të vëmë rregull në prona shtetërore. Tenxheret ziejnë për gjëra nga më të ndryshmet dhe na akuzojnë për një kompani shtetërore që ne kemi ngritur për shtetin. E kemi ngritur për shtetin në mënyrë që në cdo qasje nga të huajt, shteti të marrë pjesën e vet, jo sic ndodhte më parë. por tenxheret ziejnë. Kemi një sërë investimesh në mbarë vendin. Vitin e ardhëm do përqëndrohemi në zgjerimin e kampusit të FA dhe të muzeut të FA.

Mbrojtja civile, kemi vijuar të punojmë për të rritur kapacitetet e mbrojtjes civile. Kemi vendosur edhe fondin për të blerë avionët e parë zjarrfikës.” ndër të tjera, Rama u ndal edhe në sigurinë kibernetike.

Ndërsa solli në vëmendje sulmet kibernetike të këtij viti, Rama tha se Shqipëria ka sot mbrojtjen më të lartë të sigurisë.

“Siguria kibernetike, patëm një sulm të egër nga bota e terrorit kibernetik që për fat nuk arriti të shkatërrojnë infrastrukturën dixhitale, sot kemi mbrojtjen më të lartë të sigurisë. Kemi marrë vlerësime për këtë. Kemi investuar në mënyrë inteligjente. Asnjë sulm deri në momentin që flasim nuk ka arritur të penetrojë.”tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!