Kryeministri Edi Rama thotë se janë reziluar investime në QSUT dhe spitale rajonale, duke sjellë përmirësim të shërbimit shëndetësor.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se do të ketë fond të posaçëm për trajtimin e pacientëve me tumor.
Rama shtoi se do të vijojë rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.
“Autonomia financiare e spitaleve tona. Në 12 spitale rajonale po zbatohet autonomia menaxheriale. Janë në proces edhe 4 spitale të reja. Ndryshim epokal për shërbimin tonë shëndetësor. Kmeri hedhur hap në rritjen e kapacitetet për pacientët me sëmundje tumorale. Është tendencë botërore, ka një rritje agresive të kancerit në përgjithësi. Kemi vendosur një fond të posaçëm, 15 milionë euro si fillim. Kemi filluar për krijimin e institutit të tumoreve në Shqipëri, dhe rijetëzimin e spitaleve, për të rritur ndjeshëm kapacitetin e shërbimit. Janë një sërë programesh të reja falas që futen në proces. Dua të them që ka vazhduar rritja e pagave të punonjësve të shëndetësisë. Do të njihet edhe vjetërsia në punë, e mjekëve dhe infermierëve, do rritet edhe shpërblimi i tyre. Në rtërësi, parashuikohet që pagat për mjekët, mesatarja, të rritet me 135 euro në muaj, Kantieri i shëndetësisë është aktiv. Po përfundohet materniteti “Geraldine”, është rindërtuar Spitali Rjonal i Lezhës. Kardiokuriguaj në QSUT, Shtëpia e të Moshuarve në Libovë. Janë në proces godina multifunksionale e parkimit në QSUT, që pritet të përfundojë në shtatorin e ardhshëm. a filluar rindërtimi i spitalit të djegie plastikës, ndërtimi i disa godinave të eja në Elabsan, Berat. Rindërtimi i dy marteniteteve në Vlorë dhe Fier. Dua të them që gjithë këto investime mbështesin, përmirësimin domethënës të kushteve të punës të mjekëve dhe infermierëve. Tendenca ka filluar të kthejë.”, theksoi ai./abcnews.al

