“Boxing Day? Duhet ta ha, do e shoh kundërshtarin si gjel deti!”

schedule10:41 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 10:41 - 22 Dhjetor, 2019

Aston Villa luan më 26 dhe 28 nëntor, dy ndeshje në të cilat do të ketë përballë ekip si Norwich City dhe Watford. Për herë të parë do të provojë “Boxing Day” edhe Frederic Guilbert.

Mbrojtësi francez aktivizohet për herë të parë në Premier League, ndërkohë që në intervistën e dhënë për francebleu.fr ka lëshuar një batutë për ndeshjet e fundvitit.

“Në vend që të kem një gjel deti, unë do të kem një kundërshtar dhe do duhet ta ha atë. Thjesht do mendoj se kundërshtari im është një gjel deti dhe kaq”, ka deklaruar Guilbert, i cili është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Aston Villa, duke u aktivizuar në 15 ndeshje këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!