Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Afrikës është spektakël/ Maroku dhe Egjipti e nisin me fitore turneun e madh kontinental

schedule13:00 - 23 Dhjetor, 2025

schedule 13:00 - 23 Dhjetor, 2025

Shpesh nuk e ka marrë vëmendjen e duhur. Kupa e Kombeve e Afrikës është një konkurrim tepër interesant, edhe pse në një periudhë të veçantë të sezonit, dhe e lënë më shumë në hije nga Kampionati Europian apo Kupa e Amerikës Latine, me emra si Gjermani, Itali, Francë, Spanjë, Angli, Brazil apo Argjentinë.

Gjithsesi, niveli është I lartë siç e tregoi edhe ndeshja mes Marokut dhe Komorosit, që u fitua 2-0 nga “Luanët e Atlasit”.

Ishullorët që banojnë në krahun e Oqeanit Indian u mbajtën në lojë deri në minutën e 10-të të pjesës së dytë, por ylli I Realit, Brahim Diaz, shënoi për kënaqësinë e mbi 60 000 spektatorëve në stadiumin qendror në Rabat. Më pas erdhi perla nga zëvendësuesi Ajub El Kabi.



Roveshata e tij 15 minuta para përfundimit ishte një veprim i shkëlqyer teknik dhe akrobatik. Padyshim që do të jetë në garë për golin më të bukur të turneut.

Maroku nuk zhgënjeu dhe po ashtu, as Egjipti, një tjetër kandidat i fortë për titull. “Faraonët” mundën 2-1 Zimbabven, në një përballje që u bë e vështirë, ndonëse ata e dominuan plotësisht.

Dube kaloi Zimbabven përpara që në 20’, por Omar Marmush i Mançester Sitit dhe Mohamed Salah I Liverpulit përmbysën rezultatin. Për sulmuesin e të kuqve, Kupa e Kombeve e Afrikës duket se erdhi në momentin e duhur për shkak të problemeve në klub. Maroku është favorit për të fituar titullin, e më pas vijnë Senegali, Algjeria dhe Egjipti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!