Trajneri i Bayern Munchen, Hans-Dieter Flick, ka folur menjëherë pas ndeshjes së fituar në sekondat e fundit përballë Ëolfsburg, me rezultatin 2-0. Zirkzee dhe Gnabry shënuan për bavarezët dhe Flick pranoi se është shumë krenar për lojtarët që aktivizoi në fushë.
Në fjalën e tij para medieve gjermane, Flick analizoi lojën e të tijve: “Unë jam thjesht krenar për ekipin. Sot, ne besuam te fitorja deri në fund. Më bën krenar fakti që ekipi po rritet së bashku dhe kjo gjë po tregohet edhe në fushë”.
“Martinez? Ai për fat të keq do të mungojë për një kohë të gjatë. Ai ka një dëmtim serioz të muskujve dhe do të duhet të marrë një pushim për minimalisht gjashtë javë”, përfundoi tekniku i Bayernit./abcnews.al