Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Hakerimi i e-maileve të prokurorëve/ Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili del pas dy orës nga SPAK

schedule16:29 - 23 Dhjetor, 2025

schedule 16:29 - 23 Dhjetor, 2025

Ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga ambientete SPAK, pas dy orësh.

ABC News  mësoi se ai u thirr që t’i komunikohej mbyllja e hetimeve lidhur me tentativën e hakerimit të emaileve të prokurorëve të SPAK.

Më herët i është komunikuar edhe dy të arrestuarve Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni

Ish drejtor i përgjithshëm i burgjeve është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale, Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, Grupi i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.

Ai dyshohet të jetë pjese e grupit të personave që në mars të këtij vitit tentuan të hakerojnë të dhënat në emailet e prokurorëve të SPAK.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!