Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e ekstremit të djathtë në Spanjë përcakton rezultatin e zgjedhjeve rajonale

schedule19:16 - 22 Dhjetor, 2025

schedule 19:16 - 22 Dhjetor, 2025

Partia e ekstremit të djathtë Vox në Spanjë dyfishoi numrin e vendeve në rajonin Extremadura në zgjedhjet e së dielës, duke e bërë më të vështirë formimin e koalicionit me Partinë Popullore konservatore (PP), e cila kryeson sondazhet, dhe duke theksuar forcën e saj përpara zgjedhjeve të tjera rajonale vitin e ardhshëm.

Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) e kryeministrit Pedro Sánchez humbi 10 vende në asamblenë me 65 vende, duke vazhduar rënien e nisur që nga viti 2023, kur barazoi me PP-në, e cila mori pushtetin me mbështetjen e Vox-it. Humbjet në një rajon që e kishte qeverisur për dekada shtojnë presionin ndaj PSOE-së, qeveria e saj kombëtare minoritare është dobësuar nga një sërë skandalesh. Zgjedhjet rajonale pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Aragon, Kastile dhe Leon dhe Andaluzí.

Udhëheqësja e Extremadurës, Maria Guardiola nga PP, shpalli zgjedhje të parakohshme pasi dështoi të kalonte buxhetin rajonal, meqë Vox refuzoi ta mbështeste.

PP fitoi 29 vende, një më shumë se në 2023, por katër më pak se shumica, ndërsa Vox u rrit në 11 vende nga pesë, duke i lënë sërish konservatorët të varur nga mbështetja e ekstremit të djathtë për të qeverisur.

Partia Socialiste ra në 18 vende nga 28 në një nga bastionet e saj historike. Disa ditë më parë, partia kishte kërkuar falje për dështimet në trajtimin e ankesave për ngacmim seksual, duke nxitur kritika nga partnerët e koalicionit dhe opozita. Zgjedhjet e së dielës e thellojnë zhvendosjen djathtas në Extremadura që nisi në vitin 2023, me bllokun e përbashkët PP-Vox që tani merr pak mbi 60% të votave të hedhura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!