Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE mbështet Danimarkën ndërsa SHBA rrit përpjekjet për Groenlandën

schedule19:12 - 22 Dhjetor, 2025

schedule 19:12 - 22 Dhjetor, 2025

BE tha të hënën se blloku prej 27-vendesh qëndron në “solidaritet të plotë” me vendin anëtar Danimarkën, pasi Shtetet e Bashkuara emëruan një të dërguar për Groenlandën, që është territor danez.

“Integriteti dhe sovraniteti territorial janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thanë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në X.

“Këto parime janë thelbësore jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për kombet në mbarë botën. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës”, thanë ata.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry (R), si të dërguarin e tij të posaçëm për Grenlandë të dielën, pasi presidenti shprehu vazhdimisht interes për blerjen e territorit autonom në fillim të këtij viti.

Trump tha në Truth Social se Landry “e kupton se sa thelbësore është Grenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare dhe do të përparojë fuqishëm Interesat e Vendit tonë për Sigurinë, Mbijetesën dhe Sigurinë e Aleatëve tanë, dhe në fakt, të Botës”.

Në anën tjetër, vetë Landry ka deklaruar se është një nder të shërben në një “pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!