Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se në Partinë Demokratike linçohesh nëse shfaq ide apo iniciativa ndryshe nga ajo e kryetarit. Sipas tij, figura që kanë menduar ndryshe në këtë parti, si Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko, janë sulmuar dhe përjashtuar nga forumet vendimmarrëse.
Çupi e ka cilësuar deklaratën e Salianjit në protestën e PD si retorikë komuniste dhe formulë bolshevike, e cila është jashtë kohe dhe konteksti politik aktual.
“Mund të kesh një ide ose iniciativë, por aty linçohesh po të jesh ndryshe nga doktori. Si kundër kishte marrë vajzën dhe dhëndrin, duke u treguar njerëzve të tjerë: ja ku është e ardhmja e PD-së. Ai tenton të bëjë argument dhe tenton t’u thotë demokratëve që jam me ju.
Është linçuar Hajdari, Gramoz Pashko, secili në PD që ka pasur ndryshe atë parti. Është retorikë komuniste, unë rri në këtë parti se është partia ime. Është një formulë bolshevike, është e shëmtuar sepse është jashtë kohës dhe kontekstit. Atë realisht e kanë përjashtuar sepse nuk bën pjesë në forume. Prej tyre nuk ke kurrë aksion apo ndryshim. Diçka bëri dhe nervin e Berishës e ngriti në qiell dhe e detyroi SPAK-un të jetë në krahët e të bijës.” / abcnews.al /

