Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Lushnje-Fier ne vendin e quajtur kthesa e Vajkanit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Benz dhe një Fiat Panda. Një pasagjere ka pësuar lendime dhe është transportuar drejt spitalit te Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./abcnews.al

