Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni përmbyset në anë të rrugës, lëndohet shoferi

schedule21:18 - 21 Dhjetor, 2025

schedule 21:18 - 21 Dhjetor, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem.  Një kamion i ngarkuar me agrume është përmbysur në anë të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!