Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

schedule13:33 - 20 Dhjetor, 2025

schedule 13:33 - 20 Dhjetor, 2025

Kurioziteti për ta provuar, apo si një mënyrë për tu përshtatur më lehtë në shoqëri, po shtynë gjithnjë e më shumë të rinjtë drejt alkoolit dhe konsumimit të substancave narkotike.

Ajo që duket e padëmshme në fillim, për shumë të rinjë kthehet gradualisht në një zakon të përditshëm. Sipas Shefit të Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri këto vese po bëhen gjithnjë e më herët pjesë e të rinjëve, që në moshë të mitur.

“Mosha më e ulët që kemi hasur është 16 vjeç. Nuk janë aq të formuar sa duhet. Rastet më të shpeshta janë 18–20 vjeç, të cilët shpesh kanë nevojë për asistencë mjekësore. Edhe substancat narkotike, pavarësishtë se janë substanca të kontrolluara dhe ato janë pjesë përbërëse të festave tek të rinjtë.

Festat e fundvitit, përveç atmosferës festive, shoqërohen çdo vit edhe me problematika serioze shëndetësore. Gjatë kësaj periudhe, mjekët thonë se përballen me një fluks të shtuar pacientësh, për shkak të abuzimit me alkoolin, por, jo vetëm. Komplikacionet janë të ndryshme, por helmimet zënë vendin e parë të shqetësimeve.

“Helmimet nga alkooli. Intoksikacionet nga alkooli. Pra nëse ne jemi një shërbim që ofrojmë asistencë mjekësore për varësitë, këtë periudhë ndeshemi me helmimet akute. Me konsumimin e alkoolit me tepri deri në momentin që bënë dëm për shëndetin.”

Bluzat e bardha bëjnë thirrje për më shumë kujdes, dhe ndërgjegjësim për heqjen dorë nga këto vese, sidomos tek grupmosha e të rinjve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!