Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia po i shërben opozitës”, Beqiri: SPAK nuk duhet të bëhet vegël e një misionari të Serbisë

schedule18:40 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 18:40 - 19 Dhjetor, 2025

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve në kuvend për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për numrin dy të qeverisë është shtyrë për një datë tjetër.

Në mbledhjen e sotme, avokati i zv.kryeministres Balluku kërkoi më shumë kohë për njohjen me materialet e paraqitura nga SPAK. Organi i akuzës u përfaqësua në Këshill me kreun e SPAK Klodian Braho dhe dy prokuroret e çështjes, ndërsa zv.kryeministrja me avokatin e saj.

Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, u shpreh se veprimet e SPAK janë të papranueshme dhe jashtë standardeve ligjore.

Sipas tij, një pjesë e prokurorëve të SPAK po veprojnë në mënyrë të paskrupullt dhe po diskreditojnë sistemin e drejtësisë, duke i shërbyer interesave politike të opozitës.

Në deklaratën e tij, Beqiri u shpreh se SPAK nuk duhet të kthehet në vegël politike në duart  e opozitës.

Ai theksoi se drejtësia duhet të trajtojë çështjet madhore dhe përmendi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke deklaruar se ky i fundit duhet të përgjigjet për ngjarjet e 21 janarit.

Në fund, avokati Beqiri u shpreh se, sipas tij, procesi i integrimit evropian nuk mund të përmbyllet pa u mbyllur kapitujt e drejtësisë lidhur me çështjet e së kaluarës. Ai e konsideroi Sali Berishën si një “misionar”, që mbron interesat serbe në Shqipëri.

“Janë çmenduri, janë akte të paskrupullta në çdo aspekt de këto tregojnë se sistemi i drejtësisë në këtë vend, një pjesë e prokurorëve të SPAK janë njerëz të cilët duan ta diskreditojnë ligjin dhe po i shërbejnë vetëm opozitës.

Janë dhjetë mijë faqe, duan kohën e nevojshme për të shqyrtuar. Janë veprimet që bien erë të keqe dhe çdo ditë që kalon vërejmë se nuk është punë e pastër e SPAK. Proces të rregullt ligjor sipas standardeve evropiane absolutisht nuk ka. Pse duhen të dërgoheshin tre prokurorë, mjaftonte vetëm një.

SPAK nuk duhet të bëhet vegël e një misionari të Serbisë. Pse kaq mobilizim i SPAK për të bërë tollovi me zv.kryeministren. Ai drejtësisë i druhet në një pikë. Krimet e tij janë nga më të rëndat, dhe dielli nuk mbulohet me shoshë.

Ne kapitujt me Europën i kemi hapur, por ato nuk mbyllen pa u mbyll kapitulli Berisha. Ka bërë dëme të pallogaritshme. Ky vend ka dorën kriminale të Sali Berishës dhe e mban peng atë. Duhet të përgjigjet për 21 janarin.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!