Tre persona, mes tyre dy anëtarë të ekuipazhit të një anijeje mallrash, humbën jetën gjatë sulmeve me dronë të Ukrainës gjatë natës në portin rus të Rostov-on-Don dhe në qytetin Bataysk, në rajonin jugor të Rostovit. Lajmi u bë i ditur të enjten nga guvernatori lokal.
Guvernatori Yuri Slyusar, përmes një postimi në Telegram, tha se zjarri në anijen e mallrave u shua, ndërsa tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit mbetën të plagosur. Ai shtoi gjithashtu se shtatë persona të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi në Bataysk. / abcnews.al /

