Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“BE-Serbi, balet në akull”, Eksperti: Kosova asnjë sinjal pozitiv, e fundit në listën e vendeve kandidate për unionin

schedule17:31 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 17:31 - 17 Dhjetor, 2025

Eksperti për çështjet e integrimit Gent Xhaxhiu, në Ballkan Update, tha se Serbia nuk u përfaqësua as nga presidenti dhe as në nivel tjetër në samitin e BE duke rritur tensionet me Bashkimin Evropian. Xhaxhiu theksoi se Serbia ka vepruar në mënyrë të njëanshme, duke paralajmëruar një “dimër të gjatë” në raportet me Unionin.

“Ka qenë një diskutim në Beograd për t’u dërguar ministrin e Çështjeve Evropiane, por në rrjetin X ai ka konfirmuar që s’do të marrë pjesë. Serbia në fillim nuk u përfaqësua nga presidenti dhe në këtë samit nuk u përfaqësua fare. Bëjnë balet në akull Serbia dhe BE-ja, dhe rrëshqitja e këmbës së njërës do të sjellë pasoja. Serbia ka hequr dorë në mënyrë të njëanshme, duke paralajmëruar një dimër të gjatë mes Unionit dhe Serbisë. Mendoj që në samitin në Podgoricë do të rikthehen.

Ka pasur shumë diskutime për arsyet. Arsyeja zyrtare që Vuçiç ka shënuar është moshapja e negociatave për grupkapitullin 3. Është kapitull që merret me tregtinë, është justifikim që Serbia e ka vënë përpara.”

Xhaxhiu tha se Bashkimi Evropian e ka vendosur Kosovën nën monitorim të rreptë dhe se nga Prishtina nuk ka asnjë sinjal pozitiv. Sipas tij, Kosova renditet në fund të listës së vendeve kandidate, me një performancë të dobët. Xhaxhiu theksoi se në renditjen sipas gjasave të integrimit, Mali i Zi kryeson si anëtari i ardhshëm i mundshëm, i ndjekur nga Shqipëria dhe Moldavia.

“Ka rreth një vit që nga Kosova nuk vjen asgjë. BE-ja e ka vendosur në lupë monitorimi dhe nuk ka asnjë flamur të bardhë të ngritur nga Prishtina. Kosova renditet në fund të listës së vendeve kandidate; performanca e saj është edhe më e keqe se Bosnje-Hercegovina.

Kanë ndjekur një renditje sipas gjasave të mundësisë së integrimit. I pari është raporti për Malin e Zi, ku duket e sigurt që do të jetë anëtari i ardhshëm; e dyta është Shqipëria, e ndjekur nga Moldavia.

Kosova është në fund të listës, madje edhe pas Turqisë. Është një mesazh që ka dhënë Këshilli.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!