Një aksident me pasojë vdekjen u regjistruar mbrëmjen e së martës, në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, pranë zonës së Niklës. Automjeti tip Audi që drejtohej nga 19-vjeçari Kleo Malja rreth orës 18:45 ka përplasur një 62-vjeçar, cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Viktima i i identifikuar si Nazif Zeneli, banor i zonës po tentonte të kalonte rrugën kur është përplasur nga automjeti. Policia ka dyshime se i riu po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.
I riu që drejtonte Audin është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

