Seanca finale në 22 janar, por Berisha e dha që tani verdiktin
“E mori vendimin, Vendimi më 22 janar duhet të ishte për masën e sigurisë, por masa e sigurisë iu hoq. Pra, është vendim post-mortem, pas vdekjes, s’ka më asnjë vlerë. Edi Rama fitoi”
Por ai e paralajmeroi kreun e qeverisë se e presin beteja të tjera me drejtësine sipas burimeve të tij në SPAK
“Informacionet dhe lajmet për Ramën janë të këqija. Edi Rama ka afera të tjera të tmerrshme. Ai që Arben Ahmetaj e ka quajtur kopshti privat i Edi Ramës apo AKSHIN. Ai është një nga epiqendrat më mafioze të korrupsionit, ku me regjistrime kunati i Edi Ramës, ka fituarqindra milionë. Pra, halli i Edi Ramës është shumë i madh, shumë i madh”
Berisha nuk kurseu as Ervin Salianjin dhe i ktheu protestës së tij në mbledhje kryesie, përgjigje, një ditë me vonesë.
“Ata që zgjedhin të bëjnë zhurmuesin në favor të Edi Ramës duke mashtruar, duke manipuluar element që kanë punuar haptas kundër PD, kanë punuar për deputetë të PS, madje kanë dalë edhe kandidatë në bashkinë e Tiranës kundër kandidatit të PD. Ata janë fals. Nuk janë demokratë”
Misioni i tij për momentin është një protestë javës tjetër para Krishtlindjeve. Jo një sfidë ndaj misionit të Krishtit, por më shumë ndaj të vetëve. Gazit nga Amerika dhe Vinit nga Gjirokastra. Misioni i tij e ka një flamur, Nokën që nuk lëviz. por nëse grupi i të rinjve u duket vetja trima, ai gjen trima të rinj: Tikun
“E përgëzoj që proteston para kryeministrisë, e përgëzoj, nuk përjashtohet nga protesta jonë”
Kështu edhe kete vit Sali Berisha e mbylli në sintoni politike me Edi Ramën, duke bërë kurban opozitën e re dhe duke e kafshuar të dy përgjysëm: njëri mori Shabanin me votat e Ramës, tjetri i dha Tikun me gjithë karrike.

