Është mbajtur këtë të shtunë protesta e thirrur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UCK, që ndodhen në Hagë.
“Drejtësi për çlirimtarët”, është slogani kryesor. Qindra mijëra mbështetës janë bërë bashkë në Shkup, ndërsa brohorasin UÇK.
Berat Hajdari, ish luftëtar i UÇK në fjalën e tij në këtë protestë, bëri thirrje për mbështetje masive të ish-luftëtarëve.
“Sot jemi bërë bashkë këtu, për një kauzë që na dhemb, prek zemrën historinë dhe identitetin. Por mbi të gjitha na bashkon për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Nuk jemi për të kundërshtuar ligjin, por t’i kujtojmë botës se historia nuk guxon të shtrembërohet. Gjykimi duhet të jetë i drejtë dhe jo me standarde të dyfishta. Duam drejtësi jo hakmarrje”, tha ai.


