Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klodian Braho në krye të SPAK/ Mahmutaj: Të ecë në rrugën e Dumanit. 21 janari? Berisha, akuzë për vrasje me paramendim

schedule23:43 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 23:43 - 11 Dhjetor, 2025

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i ri i SPAK, Klodian Braho duhet të ecë në rrugën e paraardhësit të tij, Altin Dumani dhe të hetojë zyrtarët e lartë për korrupsion.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se për ish kryeministrin Sali Berisha, ka akuzë për vrasje me paramendim, lidhur me çështjen e 21 janarit.

“Unë do ta shihja këtë si një lloj vazhdimësie. Mandati 3-vjeçar i Dumanit mbaroi. Zotit Braho do t’i duhet të ndjekë trasenë që shtroi Dumani. Të eci në rrugën të cilën e nisi Dumani. Kjo dosje më shumë i mbetet prokurorit të çështjes, që është zoti Dumani. Duke vazhduar dhe duke ecur në atë që ka nisur, Berishës, jo vetëm do t’i komunikohet akuza, por akuzat ndaj tij do bëhen publike. Berisha do përfundojë në burg për atë çështje, është krim që ka ndodhur ditën për diell. Berishës i është komunikuar akuza e vrasjeve me paramendim. Berisha, si organizator i krimit të 21 janarit, si urdhërues dhe si ekzekutor, Berisha është i pandehuri kryesor. Basha ka më shumë përgjegjësi për mos veprim, sesa për veprim.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!