Pushtimi i SHBA-së ndaj Panamasë erdhi përmes detit, ajrit dhe tokës. Mijëra trupa amerikane zbritën në Panama, duke kërkuar të kapin udhëheqësin e saj dhe ta çojnë atë në Miami për t’u përballur me akuzat e drogës.
Ishte 20 dhjetor 1989, dhe marrëdhënia dikur e ngushtë midis gjeneral Manuel Noriega dhe SH.B.A. ishte përkeqësuar dhe në atë pikë nuk kishte më kthim.
Në një fjalim drejtuar kombit, atëherë Presidenti George H W Bush tha se ai kishte porositur forcat ushtarake në Panama “të mbronin jetën e qytetarëve amerikanë” dhe ta çonin Noriegën “para drejtësisë”.
Njoftimi erdhi ditë pasi forcat e Panamasë vranë një ushtarak amerikan. Në atë kohë, Noriega ishte gjithashtu përballë një akt-akuze të SHBA për trafik droge, si dhe pretendime se ai kishte manipuluar zgjedhjet e vitit 1989.
Më shumë se 20,000 trupa amerikane, në operacioni Just Cause, siç u quajt nga SH.B.A, pushtuan vendin dhe vunë nënë kontroll instalimet kryesore ushtarake.
Zyrtarisht, 514 ushtarë dhe civilë panamezë u vranë gjatë pushtimit por disa grupe vendase thonë se numri i vërtetë është afër 1.000. 23 ushtarakë amerikan vdiqën.
Pushtimi e ktheu Qytetin e Panamasë në një fushë beteje.
Noriega u dorëzua në 3 Janar 1990.
Ai u dërgua më pas nga zyrtarët e administratës amerikane të zbatimit të drogës në Miami për të dalë në gjyq, dhe përfundimisht u shpall fajtor për trafik droge dhe pastrim parash.
Noriega e kaloi pjesën tjetër të jetës në paraburgim – së pari në SH.B.A., pastaj në Francë dhe më në fund nën arrest shtëpiak në Panama. Ai vdiq në 2017, në moshën 83 vjeç, si rezultat i komplikimeve nga një operacion për të hequr një tumor në tru./abcnews.al